forms.office.com Open in urlscan Pro
2620:1ec:a92::194  Public Scan

Submitted URL: https://forms.office.com/r/t2cYm32hrb
Effective URL: https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=yz-sgTQO9UK-jnuNIoYOG8dVlsnfHGVLvNf-7gSYkElUMTJQU0dYWE5JOFA2TE5COUxIM...
Submission: On April 20 via manual from MK — Scanned from DE

Form analysis 0 forms found in the DOM

Text Content

Shqip

FORMULAR I ANKETIMIT
Të nderuar pjesëmarrës,

Ky sondazh po kryhet si pjesë e projektit të tezës së magjistraturës, me titull
"Efekti i sipërmarrjes dhe strategjive të inovacionit në performancën e
biznesit: Një studim mbi NVM-të në Maqedoninë e Veriut", në Universitetin e
Stambollit nën hulumtimin e studentit master Vedat Asipi dhe mbikëqyrjen e
mentorit Profesor Duygu Toplu Yaşlıoğlu.

Kjo tezë është e rëndësishme pasi do të ofrojë të dhëna të vlefshme mbi
sipërmarrjen dhe strategjitë e inovacionit që mund të ndikojnë në suksesin dhe
rritjen e NVM-ve si dhe në ekonominë e vendit. Konkretisht, synon të:


 1. Siguroj një kuptim më të mirë të rezultateve ekonomike të gjeneruara nga
    NVM-të në Maqedoninë e Veriut.
    
    
 2. 
    Eksploroj strategjitë e inovacionit të NMV-ve për të mbështetur ekonominë e
    vendit.
    
    
 3. Shqyrtoj kapacitetet sipërmarrëse të NMV-ve për të kapur mundësitë për
    inovacion në bashkëpunim me të tjerët dhe për të përkthyer idetë në
    aktivitete praktike në kontekste të ndryshme.


Si pjesë e tezës së magjistraturës, kjo anketë është krijuar për të mbledhur të
dhëna sasiore për strategjitë e sipërmarrjes dhe inovacionit të ndërmarrjeve
aktive të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut. Pyetjet e anketës mbulojnë
tema të tilla si menaxhimi i rrezikut, inovacioni, proaktiviteti, rinovimi
organizativ, agresioni konkurrues, strategjia eksploruese dhe rritëse e
inovacionit dhe performanca financiare dhe jofinanciare.

Sondazhi përbëhet nga një pyetësor i strukturuar i standardizuar me një shkallë
përgjigjesh që varion nga 1 "Pajtohem Plotësisht" në 5 "Nuk Pajtohem
Plotësisht". Pjesëmarrja në këtë anketë është vullnetare dhe të gjitha
përgjigjet do të mbahen konfidenciale dhe anonime, sipas udhëzimeve etike.
Përgjigjet tuaja do të përdoren vetëm për të ofruar rezultate të përgjithshme
për të informuar kërkimin tim.

Anketa pritet të zgjasë afërsisht 10-15 minuta për të përfunduar. Nëse keni
ndonjë pyetje apo shqetësim në lidhje me këtë sondazh, mos hezitoni të
kontaktoni me mua në vasipi@ogr.iu.edu.tr.

Ju faleminderit shumë që keni kushtuar kohën tuaj për të plotësuar këtë anketë
dhe për mbështetjen e hulumtimit tim.

Sinqerisht,
Vedat Asipi

Lexuesi kredhës në Microsoft Forms të lejon të dëgjosh tekstin e një titulli të
formularit dhe pyetjet të lexohen me zë teksa vijon leximin. Butonin e Lexuesit
kredhës mund ta gjesh pranë pyetjeve ose titullit të formularit pasi ta
aktivizosh këtë kontroll. Gjithashtu, mund të ndryshosh hapësirën e rreshtave
dhe fjalëve për t’i bërë më të lexueshëm, të theksosh pjesë të ligjëratës dhe
rrokjeve, të përzgjedhësh fjalë të veçanta ose rreshta fjalësh që të lexohen me
zë dhe të përzgjedhësh preferencat e gjuhës.
Kërkohet
MARRËVESHJE KONFIDENCIALITETI
1.Të gjitha informacionet e mbledhura në këtë anketë do të trajtohen në mënyrë
konfidenciale dhe do të përpunohen në mënyrë anonime. Rezultatet do të vihen në
dispozicion vetëm për qëllime kërkimore. As ju, organizata juaj, as ndonjë
personel i organizatës nuk do të identifikoheni në asnjë raport të rezultateve
të studimit. Pasi qëllimi i kërkimit të pushojë së ekzistuari, të gjitha të
grumbulluara do të fshihen përgjithmonë. Të gjitha të dhënat personale do të
trajtohen me kujdes dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të
Dhënave Personale Nr. 6698 në Turqi dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale të Maqedonisë së Veriut (nr. 42/20 dhe 294/21, “Ligji për PD” ).
Pjesëmarrësit kanë të drejtë të tërhiqen nga sondazhi ose të tërheqin të dhënat
e tyre në çdo kohë.

Për më shumë informacion në lidhje me hulumtimin e tezës së masterit, ju lutemi
kontaktoni:

Prof. Dr. Duygu Toplu Yaşlıoğlu: duygut@istanbul.edu.tr
Master Student Vedat Asipi: vasipi@ogr.iu.edu.tr

Kam lexuar njoftimin e privatësisë dhe jam dakord me kushtet:
Me një zgjedhje.
Po, unë pajtohem.
Jo, unë nuk pajtohem.
Tjetër
Asnjëherë mos e jep fjalëkalimin tënd.Raporto abuzimin
Kjo përmbajtje është krijuar nga pronari i formularit. Të dhënat që ti
parashtron do të dërgohen te pronari i formularit. Microsoft është përgjegjës
për praktikat e privatësisë ose sigurisë të klientëve të saj, përfshirë ata të
pronarit të këtij formulari. Mos e jep asnjëherë fjalëkalimin.
Microsoft Forms | Vëzhgime, kuize dhe anketa të mundësuar nga AIKrijo formularin
tim personal
Privatësia dhe kukit | Kushtet e përdorimit