ild.al
Open in
urlscan Pro
108.167.157.223
Public Scan
Submitted URL: https://www.ild.mythreesixtyfive.com/
Effective URL: https://ild.al/sq/kreu/
Submission: On August 21 via api from GB
Effective URL: https://ild.al/sq/kreu/
Submission: On August 21 via api from GB
Form analysis
1 forms found in the DOMGET https://ild.al/sq/kreu/
<form data-min-no-for-search="1" data-result-box-max-height="400" data-form-id="5550" class="is-search-form is-disable-submit is-form-style is-form-style-3 is-form-id-5550 is-ajax-search" action="https://ild.al/sq/kreu/" method="get" role="search">
<label for="is-search-input-5550"><span class="is-screen-reader-text">Search for:</span><input type="search" id="is-search-input-5550" name="s" value="" class="is-search-input" placeholder="Kërko/Search..." autocomplete="off"><span
class="is-loader-image" style="display: none;background-image:url(https://ild.al/wp-content/plugins/add-search-to-menu/public/images/spinner.gif);"></span></label><button type="submit" class="is-search-submit"><span
class="is-screen-reader-text">Search Button</span><span class="is-search-icon"><svg focusable="false" aria-label="Search" xmlns="http://www.w3.org/2000/svg" viewBox="0 0 24 24" width="24px">
<path
d="M15.5 14h-.79l-.28-.27C15.41 12.59 16 11.11 16 9.5 16 5.91 13.09 3 9.5 3S3 5.91 3 9.5 5.91 16 9.5 16c1.61 0 3.09-.59 4.23-1.57l.27.28v.79l5 4.99L20.49 19l-4.99-5zm-6 0C7.01 14 5 11.99 5 9.5S7.01 5 9.5 5 14 7.01 14 9.5 11.99 14 9.5 14z">
</path>
</svg></span></button></form>
Text Content
Skip to content INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË * Kreu * Rreth Nesh * Inspektori i Lartë i Drejtësisë * Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë * Struktura * Stafi Ynë * Kodi i Etikës * Harta e faqes * Njoftime * Vende Vakante * Rekrutim Inspektorë Jo-Magjistratë * Për Mediat * Raporte * Evente * Buletini Mujor * Legjislacion * Kushtetuta * Ligje * Akte të Inspektorit të Lartë * Strategji * Marrëveshje * Si Pranohen Ankesat * Programi i Transparencës * Programi i Transparencës i ILD * Koordinatori për të drejtën e informimit * Buxheti * Paraqitja grafike e ecurise së buxhetit për Zyrën e ILD-së për vitin 2021 * Regjistri i Prokurimeve Publike * Kontakt * * * Search for:Search Button * Fjalë Mirëseardhjeje * Biografia * Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë SPOT PREZANTUES ILD Për mediat EURALIUS V VLERËSON INSPEKTORIN E LARTË TË DREJTËSISË 15 Korrik, 2021 Për mediat PROCEDIMI DISIPLINOR NË FOKUSIN E ILD, KLGJ E KLP 7 Korrik, 2021 Për mediat ILD FINALIZON RREGULLOREN E INSTITUCIONIT 30 Qershor, 2021 Për mediat NJOFTIM PËR SHTYP 28 Korrik, 2021 Për mediat 5 VITE PAS MIRATIMIT TË REFORMËS NË DREJTËSI, SFIDA E INSTITUCIONEVE TË REJA MBETET MBËSHTETJA DHE BASHKËPUNIMI I KOORDINUAR MES PUSHTETEVE 23 Korrik, 2021 Për mediat EURALIUS V VLERËSON INSPEKTORIN E LARTË TË DREJTËSISË 15 Korrik, 2021 Për mediat PROCEDIMI DISIPLINOR NË FOKUSIN E ILD, KLGJ E KLP 7 Korrik, 2021 Për mediat ILD FINALIZON RREGULLOREN E INSTITUCIONIT 30 Qershor, 2021 Për mediat NJOFTIM PËR SHTYP 28 Korrik, 2021 Për mediat 5 VITE PAS MIRATIMIT TË REFORMËS NË DREJTËSI, SFIDA E INSTITUCIONEVE TË REJA MBETET MBËSHTETJA DHE BASHKËPUNIMI I KOORDINUAR MES PUSHTETEVE 23 Korrik, 2021 Për mediat EURALIUS V VLERËSON INSPEKTORIN E LARTË TË DREJTËSISË 15 Korrik, 2021 prev next SI PRANOHEN ANKESAT? Për të lehtësuar edhe më shumë procesin e ankimimit, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë sjell një formë të re, më të thjeshtuar të ankesës, që qytetarët apo institucionet mund të paraqesin për shkelje të dyshuara nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Ky shënim shpjegues i procedurës shoqërohet me shembuj konkretë të vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për secilin nga kriteret, të përcaktuara në ligj mbi pranueshmërinë dhe shqyrtimin e ankesave. Për më shumë informacion, ju lutem klikoni këtu LAJMET E FUNDIT NJOFTIM PËR SHTYP Në përgjigje të interesit të disa gazetarëve për çështje specifike në trajtim, nënvizojmë qëndrimin, se Inspektori i Lartë i Drejtësisë përgjatë zhvillimit të procedurave të hetimit disiplinor, i kushton një rëndësi të veçantë të drejtës së informimit të publikut, por njëkohësisht duhet të garantojë edhe mbrojtjen e integritetit dhe figurën e magjistratit, interesat ligjore të Lexo më shumë » 5 VITE PAS MIRATIMIT TË REFORMËS NË DREJTËSI, SFIDA E INSTITUCIONEVE TË REJA MBETET MBËSHTETJA DHE BASHKËPUNIMI I KOORDINUAR MES PUSHTETEVE Fjala e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë z.Artur Metani në tryezën “Reforma në drejtësi – 5 vjet më pas: finalizimi i strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë 2021-2025” E nderuar znj. Gjonaj, I nderuar ambasador Soreca, E nderuar ambasadore Kim, Të nderuar kolegë të institucioneve të drejtësisë, Të nderuar të ftuar, Zhvillimi i një strategjie të re Lexo më shumë » EURALIUS V VLERËSON INSPEKTORIN E LARTË TË DREJTËSISË Bashkëpunimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me misionin EURALIUS V u evidentua përmes një ceremonie të përbashkët vlerësimi për anëtarë të stafeve respektive. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani vlerësoi ndihmesën e vyer të misionit EURALIUS ndër vite në vendin tonë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë. “Eshtë një nga misionet e Bashkimit Lexo më shumë » PROCEDIMI DISIPLINOR NË FOKUSIN E ILD, KLGJ E KLP Hetimet dhe procedimet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin në fokus të takimit të përbashkët të iniciuar nga aktorët e përfshirë në këtë proces, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Prej themelimit më 1 Shkurt 2020, ILD filloi hetimet e para disiplinore ndaj magjistratëve, e në Lexo më shumë » Të gjitha lajmet Vende Vakante Rekrutim Inspektorë Jo-Magjistratë NEWSLETTER KORRIK 2021 Buletini Mujor i ILD 0 + Ankesa të konfirmuara 0 Ankesa të trajtuara 0 Ankesa në proces trajtimi Lexo më shumë 0 Ankesa në proces verifikimi pas shqyrtimit fillestar 0 Vendime për fillim Hetimi Disiplinor Lexo më shumë 0 Kërkesa për procedim disiplinor REZOLUTË E KUVENDIT “PËR VLERËSIMIN E PUNËS SË INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË PËR VITIN 2020 (SHKURT-DHJETOR)” Më shumë raporte Evente Akte të Inspektorit të Lartë Strategji PROGRAMI I TRANSPARENCËS BUXHETI KOORDINATORI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT REGJISTRI I PROKURIMEVE PUBLIKE Unfortunately, an error occurred: Inspektori i Lartë i Drejtësisë * Uploads 03:21 Fjala e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në tryezën “Reforma në drejtësi – 5 vjet më pas" 7/23/2021 5 VITE PAS MIRATIMIT TË REFORMËS NË DREJTËSI, SFIDA E INSTITUCIONEVE TË REJA MBETET MBËSHTETJA DHE BASHKËPUNIMI I KOORDINUAR MES PUSHTETEVE Fjala e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë z.Artur Metani gjendet e plotë në faqen zyrtare të ILD, ose klikoni mbi linkun https://ild.al/sq/2021/07/23/fjala-e-inspektorit-te-larte-te-drejtesise-z-artur-metani/ 04:11 FJALA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË NË PREZANTIMIN E REZULTATEVE TË MONITORIMIT TË KLGJ E KLP 6/23/2021 Fajala e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani në eventin prezantues të rezultateve të monitorimit të KLGJ dhe KLP nga Komiteti i Helsinkit. “Organet e reja të drejtësisë kanë filluar të funksionojnë, kanë filluar të ushtrojnë kompetencat e tyre, në masen më të madhe të tyre, kanë filluar dhe të japin rezultate konkrete. Natyrisht, këtu nuk është vendi për të evidentuar arritje, pasi nuk është as koha, as vendi dhe as faza në të cilën ndodhet procesi i zbatimit të reformës në drejtësi. Jemi ende larg asaj që pritet prej nesh, por edhe ne prej vetes.” Zbardhja e plotë e fjalës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë: https://ild.al/sq/2021/06/23/fjala-e-inspektorit-te-larte-te-drejtesise-z-artur-metani-ne-eventin-prezantues-te-rezultateve-te-monitorimit-te-klgj-dhe-klp/ 22:36 Inspektori i Larte i Drejtesise i ftuar në Arnautistan të Mustafa Nano në MCN TV 09 Qershor 2021 6/10/2021 METANI: BINDJEN TIME PERSONALE TË BAZUAR NË LIGJ, UNË NUK E NEGOCIOJ ME ASGJË Inspektori i Lartë të Drejtësisë Z. Artur Metani dha një intervistë për gazetarin Mustafa Nano, emisionin “Arnautistan”, në MCN TV. I pyetur për ndjesitë mbi funksionin që mban prej gati 16 muajsh, z. Metani e krahasoi me një sfidë plot të papritura e kënaqësi, por edhe peshë e madhe morale e profesionale, mes atyre që e besuan dhe sidomos pritshmërinë e qytetarëve. “Mbi të gjitha është një peshë e madhe nga e gjithë shoqëria shqiptare, që pret rezultate të dukshme, të shpejta nga këto institucione të reja, sic është Inspektori i Lartë i Drejtësisë.” Duke folur për reformën në drejtësi dhe ecurinë e saj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë tha se është një proces, që ka nevojë për kohë të provojë veten, por edhe kërkon angazhim jo vetëm nga institucionet, por edhe nga qytetarët. “Unë mendoj, që për të patur sukses reforma dhe institucionet e reja të drejtësisë, nuk është një gjë që varet nga puna e Artur Metanit, apo nga puna e prokurorëve që punojnë në SPAK apo kolegëve që punojnë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia është një koncept që është dinamik, është i gjallë dhe ushqehet nga të gjithë ne, brenda sferës dhe detyrimit që kemi si qytetarë. Pa dyshim, pjesa më e madhe i takon Arturit, Arben Krajës, te Spaku e kështu me radhë dhe të gjithë zyrtarëve, që punojnë gjithandej, por edhe ne qytetarët, pra edhe si qytetar po e fus veten, kemi ato detyrimet tona që kur edukojmë fëmijët tanë: mos kopjo se është gabim, mos parko gabim, s’do futet babi mik për dy nota tek mësuesja, s’do paguajë lekë babi për shkollën. Të gjitha amplifikohen dhe vijmë pastaj tek pjesa që kërkojmë drejtësi, për një gjë që vetë s’e kemi bërë, që kur kemi qenë të vegjël. Pra, dua të them që të gjithë duhet ta ndihmojmë drejtësinë të zhvillohet. Nuk është një punë që varet thjesht nga puna e institucionit, por nga të gjthë ne. Edhe nga gazetarët, mendoj unë. Është një koncept që ka nevojë për gjak, për ushqim dhe për dashuri.”, tha z. Metani. Inspektori i Lartë i Drejtësisë foli për inspektimet tematike, prioritetin e shpallur tashmë të institucionit që drejton, për të identifikuar e trajtuar fenomenet që hasen nëpër gjykatat e prokuroritë e vendit. I pyetur për rastin e magjistrates nga Elbasani, për të cilën ILD ka kërkuar pezullim dhe shkarkim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, z. Metani tha se mirëkupton sensibilitetet e ndryshme publike, por vepron mbi bindjen e bazuar në ligj, mbi sjelljen që duhet të ketë një zyrtar në publik, e akoma më tepër një magjistrat, që vendos për jetën e të tjerëve. “Për këtë arsye, ti duhet të jesh shumë rigoroz në sjelljet e tua, duhet të vetëpërmbahesh e duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra, që të tjerët mund t’i bëjnë shumë lirisht, edhe pse mund të jetë brenda sferës private. Eshtë domosdoshmëri pikërisht për këtë efekt, që krijon tek qytetarët vendimarrja jote.” Reagimi i ILD-së ishte i shpejtë tha z. Metani, sepse publiku e meritonte një përgjigje të shpejtë, nga institucionet që e kanë detyrim e për pasojë edhe pse kam vëmendje për perceptimet që përcillen në publik, vendimmarrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë e lidh vetëm me ligjin e asgjë tjetër. “Bindjen time personale të bazuar në ligj, unë nuk e negocioj me asgjë. Me asnjë artikull apo deklaratë publike.“, u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë. 07:16 ILD RAPORTIM NE KUVEND 6/3/2021 RAPORTIMI NË KUVEND I INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, MBI PUNËN 1-VJEÇARE TË INSTITUCIONIT. 18:34 "ASKUSH NUK ËSHTË E NUK DO JETË I PAPREKSHËM PARA LIGJIT" 5/28/2021 Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani ka dhënë një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, me gazetaren Sidorela Gjoni mbi punën 15 mujore të institucionit që drejton. I pyetur për shkarkimet e magjistratëve në këto muaj punë me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Metani tha se ky nuk është synimi i institucionit. “Synimi i këtij institucioni është të ndihmojë mesa mundet që sistemi gjyqësor, sistemi i drejtësisë të performojë sa më mirë, në shërbim të interesave të qytetarëve. Dhe këtë ndihmë sistemit të drejtësisë ia jep edhe nëpërmjet inspektimeve individuale, nëpërmjet procedimeve për gjyqtarë të caktuar, por edhe nëpërmjet inspektimeve tematike. Ky është mjeti kryesor i punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, inspektimet tematike, që do të thotë, zgjidhja e problematikave që sistemi ka sot dhe për këtë arsye unë them, që nuk është qëllim në vetvete masa disiplinore ndaj gjyqtarit, por është gjetja e së drejtës. Pra edhe mbrojtja e interesit qytetar nga njëra anë, por edhe mbrojtja e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana tjetër.” Por pavarësia shkon bashkë me përgjegjësinë, nënvizoi z. Metani dhe përpara ligjit, sa i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë askush nuk është i paprekshëm. “Asnjë nuk është i garantuar nga askush. Ligji do zbatohet për të gjithë njëlloj, nga më i madhi tek më i vogli, përfshi edhe mua. Të gjithë jemi në një mekanizëm pune e vendimmarrjeje, por edhe kontrolli e monitorimi nga ligji dhe nga organet, që janë caktuar për të kontrolluar punën e gjithkujt. Askush nuk është imun e nuk do jetë imun, për sa i takon kompetencave që unë kam.” I pyetur nëse është e mundur që sot një gjyqtar a prokuror të mos ndikohet nga politika, Inspektori i Lartë i Drejtësisë tha se kjo sot është e garantuar nga legjislacioni i ri kushtetues për cdo institucion të drejtësisë. “Kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë një varësi nga cdo institucion politik, apo institucione të tjera, që mund t’u bëjnë presion gjyqtarëve e prokurorëve në vendimmarrjet e tyre. Kjo reformë për mua këtë ka sjellë të mirë, që ka krijuar një sistem efikas kundër mundësisë për ndërhyrje apo ndërhyrjeve që mund t’u bëhen gjyqtarëve e prokurorëve në punën e tyre. Kjo është e para. E dyta, ka lidhje me atë që ju thashë më sipër, që këtë pavarësi duhet ta ndiejmë të gjithë vetë. Duhet të ndihemi vetë të pavarur, që të na respektojnë të tjerët, si të pavarur së pari.” 02:56 FJALA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË Z. ARTUR METANI NË EVENTIN “DITA E DREJTËSISË” 5/10/2021 E nderuar ambasadore Kim, I nderuar z.Hupin, I nderuar z. Ibrahimi, E nderuar znj. Llagami, I nderuar z. Çela, I nderuar z. Rakipi, Zonja e zotërinj, Z. Ibrahimi, faleminderit për këtë organizim. 108 vjet më parë, nënshkruesit e Pavarësisë dhe etërit e krijimit të shtetit shqiptar, hartuan bazën ligjore të organizimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Në shenjë respekti për këtë akt historik dhe normat juridike të krijuara prej tij, 10 Maji kujtohet, nderohet dhe festohet. Kjo nuk do të thotë se sot të harrojmë problemet që ka sistemi dhe nevojën për ta përmirësuar atë, por mendoj se tërë vitin, për një gjë të tillë flasim dhe përpiqemi. Sot është ditë feste dhe reflektimi. Unë gjej rastin t’i uroj gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të tjerë që lidhen me drejtësinë, Ditën e Drejtësisë, dhe t’i inkurajoj të gjithë, për më shumë motivim e me shumë angazhim në punën e tyre fisnike. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë një punë të bukur, frymëzuese dhe të vështirë. E tillë është! E bukur sepse nëpërmjet profesionit të tyre, ata ndihmojnë njerëz për zgjidhjen e problemeve të tyre. Eshtë e bukur sepse me profesionin e tyre, ata janë pjesë e dhënies së drejtësisë, e kësaj vlere të shenjtë dhe vitale për funksionimin e një shoqërie demokratike. Eshtë edhe frymëzuese, pasi shoqëria jonë sot ka nevojë për më shumë gjyqtarë dhe prokurorë, që të tansmetojnë dhe të ngjallin besim dhe optimizëm tek publiku për sistemin e drejtësisë. Eshtë padyshim edhe e vështirë! Në një shoqëri, ku politika e ka të vështirë të gjejë kufijtë e vet, janë njerëzit e drejtësisë, ata duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve të demokracisë. Janë ata që duhet të ruajnë parimet e ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve. Shpeshherë, këto parime janë delikate dhe të vështira per t’u gjetur në formë të shkruar në Kushtetutë apo ligje të tjera. Por, për këtë arsye, puna e gjyqtarëve dhe e prokurorëve është e bukur dhe e vështirë. Gjetja e frymës dhe shpirtit të ligjit, të kushtetutshmërisë së akteve ligjore dhe mënyrë së sjelljes së institucioneve, ashtu sic jane mësuar në tekstet e rinj dhe të vjetër të Aristotelit, të John Lock-ut apo Baronit Monteskie, deri në jurisprudencën e Gjykatave të rëndësishme në botë, si ajo e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, apo Gjykata e Lartë Amerikane, është padyshim një sfidë intelektuale dhe profesionale, intriguese, por dhe e vështirë. Por, mendoj se nëse udhërrëfyes do të jenë Kushtetuta dhe jo politika, nëse do t’i rezistohet përpjekjeve të politikës apo interesave të tjera, që do të kërkojnë të imponojnë vendimmarrjen dhe paanësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse do të ruhen të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, të shenjta këto për cdo jurist, atëherë, i është bërë një shërbim shumë i madh demokracisë, i ështe bërë një shërbim shumë i madh vendit. Nga ana tjetër, mendoj se është e nevojshme, që rëndësia e kësaj pavaresie, të pranohet së pari nga vetë gjyqtarët. Gjyqtari i famshëm amerikan Learned Hand, ne vitin 1944 fliste për shpirtin e lirisë dhe shprehej se: “Nëse liria vdes në zemrat e njerëzve atëherë nuk ka kushtetutë, ligje apo gjykatë që ta shpëtojë atë.” Unë dëshiroj t’u them gjyqtarëve, se nëse ata vetë nuk janë të ndërgjegjshëm për forcën e madhe, që i jep pavarësia e dhënies së drejtësisë zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë, atëherë as kushtetuta dhe as ligjet nuk mund të bëjnë dot gjë. Nëse vetë magjistratët nuk janë të bindur për rëndësinë që ka pavarësia e tyre për konsolidimin e një shoqërie të drejtë, atëherë as kushtetuta dhe as ligjet nuk mund të bëjnë dot gjë. Gëzuar edhe një herë këtë ditë frymëzuese! Ju faleminderit! 12 Njoftime * Klikoni këtu për të parë vendet vakantë në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë * * Rekrutim Inspektorë Jo-Magjistratë * * Klikoni këtu për të plotësuar formularin e ankesës * Klikoni këtu për të plotësuar formularin e ankesës Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” | Godina nr. 13 | Tiranë | info@ild.al | +35542217217 © 2021 Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara. SI PRANOHEN ANKESAT Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas marrjes së ankesës brenda 5 ditëve nga marrja konfirmon me shkresë marrjen e saj. Pasi është konfirmuar marrja e ankesës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka afat 3 tre muaj nga marrja e saj t’a shqyrtojë duke filluar kontrollin. Kontrolli siguron që ankesa plotëson kushtet që ka vendosur ligji për të qenë e pranueshme. Kontrolli i pranueshmërisë, ka të bëjë me: * Mënyrë e paraqitjes, pra nëse ankesa është e paraqitur me shkrim; * Të dhënat si emri, mbiemri dhe adresa juaj; * Përshkrimin e fakteve dhe rrethanave për të cilat ankoheni; * Emrin, mbiemrin e gjyqtarit apo prokurorit, bashkë me gjykatën apo prokurorinë ku ka ushtruar funksionin në kohën kur ka ndodhur rrethana apo fakti ndaj të cilit ankoheni; * faktet kanë ndodhur pas 5 viteve nga koha kur ka ndodhur fakti apo rrethana e pretenduar. * në përmbajtje nuk ka elemente abuzive, nuk është haptazi e pabazuar ose e përsëritur nga i njëjti ankues; * sjelljen e magjistratit, i cili ka qenë në detyrë në kohën kur ka ndodhur rrethana apo fakti për të cilën ankoheni; * sjelljen së magjistratit, të parashikuar si shkelje disiplinore nga ligji në fuqi në kohë kur shkelja e pretenduar ka ndodhur; * sjelljen e magjistratit që, nëse provohet se është kryer, përbën shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji. Vetëm pasi plotësohen të gjitha këto kushte, ankesa pranohet dhe vijohet me procedurat e verifikimit të pretendimeve të ngritura në ankesë. Nëse njëri ose më shumë kritere nuk plotësohet, atëherë Inspektori i Lartë i Drejtësisë nxjerr vendimin për arkivimin e ankesës. Ju do të njoftoheni për vendimin e arkivimit të ankesës dhe për të drejtën tuaj për t’u ankuar, ku mund të ankoheni ndaj vendimit bashkë me afatin brenda të cilit mund të ankoheni.